Sali Berisha thotë se nuk njeh asnjë strukturë paralele në PD. Gjatë konferencës me gazetarët, ai u pyet në lidhje me zgjedhjen e Gazment Bardhit si kryetar i grupit parlamentar në PD, dhe tha se s’ka asnjë koment për këtë. “Nuk kam asnjë koment për këtë, përveç komentit që unë ftoj të gjithë deputetët e PD të bashkohen dhe të vazhdojmë betejën për zgjedhjet e lira. Ne nuk mund të njohim asnjë lloj strukture paralele të PD. Ne i ftojmë të gjithë deputetët të ulen, të diskutojnë. Ne jemi të hapur ndaj tyre, por ka rregulla, ka statute”,-tha Berisha.
Postime te ngjashme
Add A Comment
