Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zgjedhja e Presidenti, Berisha: Alibeaj s’na përfaqëson

13:19 / May 20, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha Alibeaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka komentuar procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Në një komunikim me gazetarët, siç bën çdo të premte, ai ka thënë se nuk e njohin procesin që po zhvillohet, duke shtuar se Alibeaj nuk përfaqëson opozitën dhe është i shkarkuar nga të gjitha funksionet.

“Asnjë diskutim për emra nuk bëjmë jashtë procedurave të cilat i japin opozitës pozicionin e vërtetë që ajo duhet të ketë. Nuk mundet kurrë opozita të bëhet lodër në duart e maxhorancës. Ka një praktikë, edhe kur është zgjedhur Presidenti konsensual. Kur kemi diskutuar për presidentin nuk ka ardhur Gramoz Ruçi, por Edi Rama në takim. Nuk vendosin ata që nuk përfaqësojnë, që janë të shkarkuar nga çdo funksionet. Problemi është që ata s’kanë asnjë tager.

Një forcë e fuqishme politike nuk tërhiqet nga skenarë të tilla. Rama të vazhdojë rrugën, kjo është përgjigja. Nuk ka bojkot. Ne nuk mund të bëhemi pjesë e një procedurë të bazuar në falsë-opozitë”, tha Berisha.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fzgjedhja e presidenti berisha alibeaj sna perfaqeson eshte i shkarkuar ja pse su takova me pompeon%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Ish-kryeministri Berisha u ndal edhe te vizita e Pompoes në Tiranë. Ai tha se takimi u organizua nga Taulant Balla dhe theksoi se nuk ka kërkuar në asnjë moment të takohej me të. Berisha argumentoi se çdo person që vjen në Shqipëri, e dinë ku ai është dhe mund të zgjedhin vetë për ta takuar apo jo.

“Vizita e ish-Sekretarit të Shtetit, siç e patë ju, ajo vizitë u paralajmërua si një vizitë në të cilën do të bëheshin deklarata kundër Sali Berishës. Kjo ishte mbarsja më e madhe që iu bë asaj vizite. Sekretari i Shtetit, erdhi, mori pjesë në një konferencë për 100 vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, të organizuar nga Taulant Begojaris.

Unë kam respekt të pa lëkundur për Sekretarin e Shtetit, për DASH dhe SHBA-në. Por të ripërsërisësh përfaqësimin me eksponentë të krimit në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane është akt i pa përgjshëm dhe që nuk i shërben këtyre marrëdhënieve. Tulant Balla njeriu që ka të dokumentaura në TIMS udhëtime me Taulant Begon na organizon konferencën e 100 vjetorit. Atë mund ta organizonte Universiteti i Tiranës, Këshilli i Ambasadorëve, apo edhe një Institut që organizon aktivet të rëndësishme. Po ta lesh në dorë për ta organizuar Balla dhe të lexojë Enkelejdi fjalimin e shkruar prej tij. Kjo është… Kur u largova nga pushteti, admirimi i shqiptarëve për SHBA-në ishte mbi 90%, se ku është tani e dini ju vetë. Në këtë rënie problematike dhe të pamerituar. Tre janë përgjegjësit kryesor, Soros, Rama dhe Kim.

Këtë e them me bindjen më të plotë. Unë kam një rregull të hekurt. Kurrë nuk kam kërkuar dhe do të kërkojë të takoj një person që vjen në Shqipëri dhe që ai vetë nuk ka kërkuar të takojë Berishën. Kush vjen në Shqipëri, e di që unë jam këtu, po të dojë më kërkon, po të dojë nuk kërkon, por kushdo të vijë asnjëherë se kërkoj. S’kam bërë përpjekje dhe as kam pasur ndërmend të kërkoj takime me ish-Sekretarin Pompeo”, u shpreh Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja – Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe punonjësin e sigurisë

13:04 / October 6, 2026

Hekurudha Tiranë-Durrës-Aeroport, Karakaçi: Shërbim modern, i rregullt dhe i besueshëm për qytetarët

12:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.