Ditën e premte në orën 17:00 do të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste. Në mbledhje pritet të diskutohet në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri.
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla deklaroi dje se do të flitet për emrat që janë potencialë si kandidatë për president.
Në dy raundet e fundit vetëm Partia Socialiste mund të propozojë kandidatë dhe për zgjedhjen e kreut të shtetit nevojiten 71 vota. Veliaj deklaroi për mediat e PS ka gati një listë me 10 emra.
Një tjetër çështje që do të diskutohet është edhe ajo e zgjedhjes së kryetarëve të PS në 61 bashki të vendit.