Dështon sërish votimi në Kuvend, kryeparlamentarja i bën thirrje opozitës: Dilni nga zyrat dhe hajdeni votoni! Seanca e radhës do të mbahet në 23:00.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës:
Për këtë seancë nuk janë deputetët e grupit parlamentar të PDK-së, të AAK-së dhe Listës Serbe, më lejoni edhe njëherë si kryetare e Kuvendit të Kosovës që t’i bëj thirrje edhe një deputeti që të vijnë në seancë. Ata, siç e dini tashmë, ndodhen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe i lutem atyre që të zbresin në sallë ku po vazhdon seanca për zgjedhjen e Presidentit.
Ne i kemi edhe disa orë para se të bëhet ora 24, pra 12. Me këtë rast po shoh të rëndësishme ta mundësojmë edhe një seancë tjetër.
