Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhja e Presidentit, Veliaj-opozitës: Sillni propozimin tuaj; Nëse jo, PS ka gati listën me 10 figura dinjitoze

18:24 / May 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste është e vendosur që brenda qershorit t’i japë vendit një President të ri. I pyetur nga gazetarja Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë”, për procesin e zgjedhjes së Kreut të ri të Shtetit, anëtari i Kryesisë së PS, Erion Veliaj deklaroi se nëse PD nuk do të propozojë edhe në raundin e tretë një kandidat të sajin, atëherë PS ka gati listën me 10 burra dhe gra dinjitozë, mes të cilëve do të zgjidhet Presidenti I ri.

“Brenda qershorit ne do të kemi një President. Me shumë gjasa, sipas kritereve që kemi rënë dakord, do të kemi një President normal, që nuk bën brigadierin e komunales. Ne kemi pasur president që drejtonin protestat kundër projektit të Astirit. Na duhet një president që merret me punët e tij. Unë kam parë kryetar bashkie që duan të bëhen President, por presidentë që duan të bëhen drejtor komunaleje, nuk kisha parë. Ne kemi 10 figura, burra dhe gra dinjitozë, që kanë treguar në CV-në e tyre se ruajnë reputacionin e vendit tonë, stemën e Republikës sonë. Besoj se mes këtyre 10 figurave, ne do të marrim një vendim Kryesie. Me sa duket, ata e kanë humbur rrugën në oborr si “Xhaferri simiten”. Do ju japim edhe një mundësi të tretë, na propozoni një emër që të jetë i pranueshëm. Di të them këtë që Kryeministri është super i vendosur që të mos kemi një deputet aktiv, një socialist aktiv, por të kemi një njeri normal. Besoj se i kemi dalë borxhit opozitës duke i thënë tre herë na propozoni një njeri normal, na propozo një figurë të pranueshme, një njeri unifikues të vendit tonë. Nëse opozita thotë tre herë “Jo”, atëherë do të duhet që ta propozojmë vetë këtë figurë. Besoj se mes 10 emrave që kemi, do të zgjedhim një personalitet dinjitoz, që nuk merret me ujërat e zeza, me asfaltin, me llaç e tulla, dhe nuk e çon shkollën “Sami Frashëri” në Paskuqan”, theksoi Veliaj.

Ai nënvizoi se ka ardhur koha që institucioni i Presidentit t’i rikthehet normalitetit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Braçe jep deklaratën e bujshme: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:52 / October 8, 2026

Spiropali lëshon kritika: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

22:09 / October 8, 2026

Tabaku kundërshton reformën territoriale: Kufij të rinj për interesa partiake

21:28 / October 8, 2026

Zelensky: Po përgatisim një përgjigje ndaj përshkallëzimit të sulmeve ruse

20:26 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.