Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhja e strukturave drejtuese të PD-së/ Endira Bushati zbulon skandalin

18:11 / January 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha per amendamentet e bu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-anëtarja e Kryesisë së Këshillit Kombëtar të PD-së, Endira Bushati ka reaguar në një postim në rrjetet sociale për zgjedhjet e Kryesisë të zhvilluara në PD ditën e djeshme.

Sipas saj, në numërimin e votave mungoi transparenca. Ajo ka bërë një krahasim të numërimit të votave në vitin 2005 ku çdo votë u numërua live para kamerave, ndërsa ditën e djeshme u shfaqën fituesit në rend alfabeti, ku nuk dihet numri i saktë i votave të fituesve.

Postimi i plotë:

Mbaj mend….

Në 2005, numërimi i votave për Kryesinë e PDsë, u bë live para kamerave, të gjithë kandidatët të pranishëm në sallë, duke mbajtur shënim çdo votë për veten….

Dje, u lexuan fituesit….në rend alfabetik…përsëri….

“Janë dokumente të klasifikuara…” – tha kryetari i komisionit….gati gati sa s’tha se duhet çertifikatë sigurie për t’i parë….

Kështu, publiku nuk e merr vesh kurrë se kush janë më të votuarit….

Ndërkohë, media zbulon që…Më i Votuari paska marrë rreth 160-170 vota, pra gjysmën e votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar….

Dikur….gjysmën e votave e merrte Ai i rendituri I Fundit ndër fituesit…

Sot, më i votuari paska marrë thjesht gjysmën e votave.

Ndërsa, nuk dihet sa vota ka marrë fituesi më pak i votuar…40, 80 apo 100 vota…

Pyetjet s’kanë lidhje me emra të përveçëm, por me parimin:

1.Sa përfaqësuese është një Kryesi, anëtarët e së cilës zgjidhen me më pak se 50% të votave???

2.Çfarë ekipi krijohet, mbi ç’parime e kohezion, kur Ai më i Votuari, refuzohet nga gjysma e Këshillit Kombëtar??? A mund të flitet për Bashkim?

3. Sa i fuqishëm mund të jetë një Kryetar, kur më të Votuarin e ekipit ia ka refuzuar gjysma tjetër e Këshillit Kombëtar?

4. Sa forcë mund të ketë një anëtar kryesie kur refuzohet nga 2/3 e Këshillit Kombëtar??

5. Si mundet që Këshilli Kombëtar i PD nuk voton Rudina Hajdarin??? A do të shkojnë anëtarët e Këshillit Kombëtar, kur të thirren, të nderojnë para Memorialit të Azemit????

6. Çfarë transparence i garanton PD publikut kur nuk publikon as votat për çdo kandidat???

7. A është realizuar Demokracia në këtë proces zgjedhjesh???

8. Dhe e fundit, dhe më rëndësishmja:

Çfarë i thotë kjo Kryesi publikut??? 
Ç’të re sjell? 
A frymëzon? 
A e ngriti Partinë Demokratike në një stad të ri?

Endira Bushati skandali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.