Sot në Paris pritet të zhvillohen takime të ndara mes shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell Kurtit dhe Vuçiç. Në fokus të bisedimeve priten të jetë tensionet në veri të Kosovës si dhe dialogu mes dy vendeve.
Ministria e Administrit të Pushtetit Lokal, i ka dorëzuar një shkresë presidencës së Kosovës, Vjosa Osmanit përmes së cilës i kërkohet që të shpallë zgjedhjet në veri të vendit, pas dorëheqjes së kryetarëve në katër komuna atje.
Në shkresë, presidentes i kërkohet që t’i shpallë zgjedhjet pas dorëheqjes së kryetarëve në komunën e Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Zunik Potokut dhe Leposaviqit.