Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Servet Pëllumbi: Situata politike, e zakonshme. Meta “në panik”.

11:47 / March 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
servet pellumbi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk ka asnjë arsye për zgjedhjet të parakohshme ka thënë socialisti Servet Pëllumbi, duke thumbuar ish-kryeministrin Berisha se i eshte vjeteruar jeleku antiplumb, ish-kryetari i Kuvendit, socialisti Servet Pellumbi ka thene prere sot se nuk ka asnje arsye per zgjedhje te parakohshme ne Shqiperi.

Ne nje deklarate per mediat, para se te futej ne Kongresin e PS-se, Pellumbi, nuk ka bere koment per deklaratat e forta te bera nga Presidenti i vendit, Ilir Meta, por nje vleresim e ka ndare, teksa i ka quajtur ato “deklarata ne panik”.

Situata ne vend

“Sa i takon situates, une mendoj se nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme, këto situata ndodhin edhe në vende të tjera, pershembull, jelekverdhët në Francë kanë 5 muaj dhe Macroni vazhdon punën i qetë. Ata kanë të drejtë të protestojnë, kur e teprojnë shteti vepron me mjetet që i lejon ligji. Në Shqipëri nuk janë jelekverdhë, biles edhe jeleku antiplumb i Berishës është vjetëruar”, tha Pëllumbi

Zgjedhje te parakoshme?

“Nuk ka pse bëhen zgjedhje të parakohshme, në kushtetutë është shume e qarte, zgjedhjet bëhen një herë në 4 vjet dhe mund të bëhen zgjedhje të parakohshme kur humbet mazhorancës qeverisëse, nuk qeveris dot dhe nuk miraton dot një ligj, derisa një kusht të tillë nuk e kemi nuk ka pse të ketë zgjedhje te parakohshme, është mundim i madh për popullin dhe minus për demokracinë”.

Zgjedhje lokale pa opoziten?

Pyetjes nese mund te mbahen zgjedhje lokale pa opoziten Pellumbi pergjigjet pa asnje hezitim, po.

“Mirë është të jetë opozita, por opozita nuk jane ata që dalin e rrethojnë parlamentin, opozita është atje poshte tek populli. keto jane zgjedhje administrative, i zgjedh populli per hallet e veta, marrin nuk marrin pjesë forcat politike populli do votojë të zgjedhë përfaqësuesit e vet, qofshin të pavarur apo partiake”, tha ai.

Per deklaratat e Metes

I pyetur për deklaratat e presidentit Ilir Meta se është gati të sakrifikojë mandatin, majde edhe jeten, Pëllumbi u pergjigj: “Shiko, deklaratat që kanë panik nuk komentohen”.

Mesazhi per Kongresin

“Ky kongres pritet të japë një mesazh të fortë për qeverisjen e mazhorancës socialiste, që është me vlerë të madhe për vendin dhe të ardhmen integruese të Shqipërisë. E dyta, them se do të japë një mesazh për fitoren e 30 qershorit, mesazh që delegatët dhe ne të ftuarit do ta çojmë anembanë Shqipërisë, keshtu eshte”, tha ai.

servet pellumbi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.