Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zgjedhje të qeta në veri të Kosovës, Lista Serbe fiton katër komunat

10:02 / May 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lista serbe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjedhje normale dhe të qeta u zhvilluan të dielën në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, komuna këto të banuara me shumicë serbe. Në të katër këto komuna sipas Listës Srpska shënoi fitore ky subjekt politik me kandidatët e saj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se mbi 42 %, apo rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar morën pjesë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme. Ishin tri subjekte politike që garuan me kandidatët e tyre për kryetar komunash, Lista Serbe që e ka mbështetjen e Beogradit, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. 44 qendra të votimit me gjithsej 87 vendvotime ishin hapur në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe. 464 vëzhgues ishin të akredituar, vëzhgues nga Kosova dhe të huaj. Vëzhgues kishte edhe nga ambasadat në Kosovë dhe OSBE-ja

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në mesnatë shpalli fitoren e Listës Srpska në katër komunat veriore duke e quajtur “fitore të popullit serb dhe shtetit të Serbisë”. “Shpall fitoren e Listës Serbe, përkatësisht fitoren e popullit serb. Ajo që dua të them në fillim është se bojkoti i opozitës dhe disa kuazi-satelitëve këtu në terren nuk ka pasur sukses. Lista Serbe ka fituar mbi 90 për qind të votave në katër komunat veriore. Unë kam të dhëna jo zyrtare, sipas të cilave në katër komunat veriore Lista Serbe ka fituar 94.24 për qind të votave. Në veri të Mitrovicës kjo përqindje është 90.18, që do të thotë se në raport me zgjedhjet e vitit 2017, 1675 vota më shumë i ka marrë Lista Serbe. Faleminderit shtetit të Serbisë, Marko Gjuriqit, Aleksandar Vuçiqit, Qeverisë së Serbisë, për apelin që i kanë bërë popullit serb për unitet”, tha Goran Rakiq.

Edhe rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim, (DNV) që vëzhgoi zgjedhjet në veri, thotë se në bazë të rezultateve paraprake të tyre nga 85% të votave të numëruara nga vëzhguesit e tyre, “Lista Srpska” ashtu edhe siç pritej, ka fituar në katër komunat e Kosovës. / DW

Lista Serbe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.