Pas tensioneve në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama po përpiqet të kontribuojë konkretisht për të arritur një marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiç.
Rama ka kritikuar Albin Kurtin për mënyrën sesi ndërhyri me forca policore në komunat në veri të Kosovës, dhe i bën thirrje që të tërheqë policinë nga ndërtesat komunale dhe të shpallë menjëherë zgjedhjet në veri të Kosovës.
“Për Kosovën është jetike të dalë nga qorrsokaku dhe të finalizojë procesin që i mundëson njohjen e ndërsjellët. Kjo është një shumë e madhe për tu tretuar në dallgët e furtunës, në gotën e katër komunave, për katër kryetarë komunash që e kanë kryer misionin e tyre dhe që mund ta vazhdojnë detyrën në godina të thera, pa pasur nevojë të angazhohet një polici e tërë për të rritur komplet frymën artificiale të vetëvendosjes së serbëve. Ushqehet një frymë vetëvendosje të vetë serbëve atje. Drafti është statuti i asociacioni i komunave serbe. Draft që merret vetëm me këtë çështje. Nëse zgjidhet kjo, është zgjidhur kjo histori e gjatë dialogu dhe është hapur rruga për njohjen e ndërsjellët”,-tha Rama.