Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Zgjedhjet 2021, ndryshojnë pagat e zyrtarëve. Ja çfarë parashikon planveprimi i DAP

21:10 / August 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leke para
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duket se viti zgjedhor 2021 do të shënojë një reformë në pagat e nëpunësve të administratës publike. Televizioni Scan ka zbardhur Planin e Veprimit të rishikuar të Strategjise Ndërsektoriale te Reformës ne Administratën Publike 2018-2022, i cili ngarkon Departamentin e Administratës Publike që në tremujorin e fundit të këtij viti të rivlerësojë raportet mes pagave minimale e maksimale në sektorin shtetëror.

“Raportet mes pagës maksimale dhe pagës minimale/mesatare në administratën publike, të rishikuara me qëllim ruajtjen e një piramide objektive të pagave dhe motivimin e pozicioneve drejtuese si edhe diversifikimi i klasifikimit sipas përmbajtjes së punës”, theksohen në Planin e Veprimit, ku si afat kohor është vendosur tremujori i fundit i vitit 2020.

Ndërkaq edhe Kuvendi i ka kërkuar Departamentit të Administratës Publike që deri në gjysmën e parë të vitit 2021 të ketë gati dokumentin për reformën e pagave në sektorin shtetëror. Në raportin për vlerësimin e aktivitetit për vitin 2019, Kuvendi i kërkon Departamentit të Administratës, të vlerësojë edhe ndikimin në buxhet të pagave të reja si dhe hapat që duhet të ndiqen për implementimin e tyre.

“Brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 të përmbyllë punën për konsultimin e dokumentit për reformën e pagave, evidentimin e efekteve financiare dhe planifikimin e hapave në vijim për implementimin e kësaj reforme. Të përshtatë pagat në varësi edhe të angazhimeve dhe të detyrave që nëpunësit përmbushin, si rrjedhojë e detyrimeve të ligjeve të veçanta, siç është edhe ligji nr.60/2016, “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, shkruan Kuvendi në Rezolutën për aktivitetin e DAP për këtë vit.

/ SCAN

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

19:21 / August 26, 2026

Apeli rrëzon Prokurorinë, Nikolla Gruevski shpallet përfundimisht i pafajshëm në “Talir 2”

19:06 / August 26, 2026

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i “Shqipërisë Sociale” Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

17:38 / August 26, 2026

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë

17:00 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.