Anëtari i PD dhe pjesë e grupit “Për PD” që kërkon largimin e Bashës, Arben Imami nuk ka kursyer akuzat për Jemin Gjanën i vendosur si kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve në PD për garën për kreun e partisë më 13 qershor. Imami tha se ai është i njëanshëm dhe se nuk duhet të ishte në krye të këtij komisioni, pasi kjo tregon qartë se komisioni është i kapur nga Basha dhe dihet se si do të shkojë gara, ndërsa shtoi se në ngritjen e komisionit duhet të merrnin pjesë të gjitha palët dhe të jepnin propozimet e tyre për anëtarët.
Në emisionin “Repoltix”, Imami tha se kjo garë nuk është e hapur dhe se vendimi për vendosjen e datës së zgjedhjeve ishte i nxituar dhe i paarsyetuar. Imami tha se kjo u bë për qëllim se Basha e do që kandidatëve që do të garojnë do u duhet kohë t’u drejtohen strukturave të PD dhe ua mohoi këtë gjë që të kishte karrigen e tij të sigurt. Imami renditi një seri arsyesh se pse vendimi për zgjedhjet më 13 qershor u morr me shpejtësi dhe pa pritur asnjë lloj propozimi.
