Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet e 14 majit/ Alibeaj zbulon objektivin e PD dhe 3 bashkitë ku do të fitojë

21:27 / April 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alibeaj 1 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

3 javë para zgjedhjeve, Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj po bën përpjekje për të mos rritur pritshmëritë për rezultatin e PD në 14 maj. Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” ai i shmangu shifrat, por tha se për shkak të agresionit jashtëm dhe të brendshëm synimet politiko-elektorale të PD janë të ridimensionuar.

“Synimi aktual është të ruajmë ekzistencën e partisë, pasi duhet ta pranojmë që ka ndodhur një plagosje e strukturave tona.”- theksoi Alibeaj, i cili synon të gjejë elektoral mes njerëzve që nuk shkojnë fare të votojnë.

“Sipas të dhënave zyrtare rezulton se 50% e shqiptarëve refuzojnë me neveri tre fosilet politike, Ramën, Berishën, Metën. Kur të shohim sa do të jetë përqindja, mbështetja që qytetarët do të na japin, do të bëjmë analizat tona.”- tha Alibeaj.

Megjithëse nuk pranoi të flasë me shifra se çfarë do të thotë të ruajë ekzistencën e PD, Enkelejd Alibeaj ka një parashikim se ku pret të fitojnë kandidatët e PD zyrtare nga 14 bashki ku kanë kandiduar.

“Po, presim të fitojmë në Finiq, Mallakastër, Dimal.”

Kreu i komanduar i PD, nuk e përfshiu Tiranën në hartën e fitores, por tha se Roland Bejko është kandidati i vetëm që përfaqëson të djathtën reale.

“Në çdo rast do të jetë sukses.”- u shpreh ai.

Enkelejd Alibeaj objektivi Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.