Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet e 14 majit/ Alimehmeti flet për vendosjen e emrit të Metës në fletët e votimit

22:12 / May 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alimehmeti 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Alimehmeti ka komentuar në emisionin ‘Open’ mbi vendimin e KAS për vendosjen e emrit të kreut të partisë së Lirisë Ilir meta, krah emrit të koalicionit në fletët e votimit. Ai u shpreh se një vendim i tillë është i padrejtë, ndërkohë që Monika Kryemadhi deklaroi se pavarësisht se qëllimi i tyre ishte krijimi i një situate ku mbështetësit e Berishës të mos votonin koalicionin me emrin e Metës përkrah, gjithçka rezultoi në të kundërt.

Ajo shtoi se e gjithë fushata denigruese e nisur me posterat në rrugë ku Meta e Berisha viheshin krah njëri-tjetrit, bëri efektin e kundërt duke unifikuar këto dy figura.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Alimehmeti: Shqetësimi i qytetarëve janë hallet e përditshme, jo numëruesit apo ngjyra e madhësia e vulës.

Kume: Kjo është e vërtetë por aq sa duket e mirë është edhe problematike. Kush tregohet indiferent ndaj zallamahisë është i painteresuar e për pasojë je i pa interesuar të ushtrosh të drejtën që ta ka mundësuar Kushtetuta. Nuk duhet konsideruar si pozitive që qytetari nuk do të dijë detajet e organizimit administrativ të proçesit. Një gjë e tillë nuk është normale.
Alimehmeti: Për herë të parë i kemi ftuar mediat gjithë kohës me ne në terren. Kjo bisedë në terren nuk shtrohet fare. Mbështes edhe profesorin që tha legjislacioni shkon në përmirësim dhe ashtu ka ndodhur. Na duhet një vizion i ri që t’i japim mundësi të resë të zërë vend.

Vasili: Emri i Metës krah koalicionit. Është vendim i drejtë?

Alimehmeti: Vendimi është i padrejtë, për këtë organet që merren janë sekretariatet për çështjet vendore.

Kryeamadhi: Bënë shumë mirë që e bënë këtë gjë sepse synuar një retorikë ku njerëzit që ndjekin Berishën të mos votojnë metën. Por posterat që kanë vendosur kudo i bënë një shërbim të madh sepse i unifikuan. E gjithë fushata denigruese iu kthye kundër. Më ka bërë një nder kur shoh atë posterin rrugës për në Fier kur shoh veten si e vetmja grua mes 5 meshkujve. Tek njerëzit perceptimi ka ndryshuar, kanë neveri për të.

ilir alimehmeti Ilir Meta Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.