Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet e 14 majit/ Belind Këlliçi fton Erion Veliaj: Të vijë kur të dojë dhe të flasim për ide, jo për debat politik

22:34 / April 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
belind kellici erion veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, tha se programi i tij ka në fokus vetëm qytetarët. Në një intervistë për emisionin “Open”, Këlliçi u shpreh se Erion Veliajt nuk i interesojnë qytetarët, ndërsa shtoi se është i gatshëm për një përballje por për të folur për ide dhe qytetarët, dhe jo për debat politik.

“Në këtë garë jam Belind Këlliçi dhe nuk preferoj të komentoj për kandidatët e tjerë dhe nuk do të jap asnjë koment për Roland Bejkon. Se kujt i shërben në këtë garë duhet të përgjigjet Bejko. Unë këtu vij pas një proçesi të gjatë, me rivalin që kam pasur në garë sot jemi të dy në ekip. Kemi dhënë një model krejt tjetër. Për debatin politik do të preferoja të pyesnit zotit Berisha, unë do të doja të fokusohet tek qytetarët.

Teksa komenton për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliajn, Këlliçi tha: Ai është në hall, nuk ka lidhje me qytetarët e Tiranës, ai ka hall të mbyllë dosjet. Jam 100% tek qytetari i Tiranës dhe nuk më intereson politika e ditës. Nuk ka asnjë bilanc, unë e ftoj sot, të vijë kur të dojë dhe të flasim për ide, zotëria kërkon debat politik. Unë jam këtu për transportin publik falas, për ujë 24 orë … Vendimin tim dhe mendimin tim në raport më zotin Berisha e kam dhënë më 2 dhjetor, kur edhe kam drejtuar Kuvendin”, tha ndër të tjera Këlliçi.

belind kellici Erion Veliaj Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.