Duke komentuar rezultatet e procesit zgjedhor të 14 majit, kreu i PDK, Nard Ndoka akuzoi kryeministrin Rama për blerje votash, e për pasojë shtoi se kushdo të ishte lider opozite do humbte përballë tij.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai u shpreh se 17 persona kishin votuar 34 herë në Shkodër me kartë ID.
“Edhe sikur të vinte presidenti i SHBA-së, të bënte Amerikë në Shqipëri, Rama e kishte blerë. Ky është edhe gangster, ky ta shkruan rezultatin para zgjedhjeve, 50+1 tha se i kishte blerë, e kishte të qartë çfarë do merrte. E ke parasysh çfarë terrorizmi politik bën ky njeri?”, tha Ndoka.