Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet e 25 prillit/ Policia kriminale zbarkon në terren, zbardhet plani me katër faza

15:50 / March 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 605609e892819
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një muaj para zgjedhjeve, Policia e Shtetit ka nisur zbatimin në terren të masave të ndërmarra që në muajin dhjetor për mbarëvajtjen e procesit në zgjedhjet e 25 prillit. Trajnim në terren po kryejnë edhe oficerët e rinj që sapo kanë përfunduar Akademinë e Sigurisë.

Për të luftuar krimet zgjedhore efektivët do të zbatojnë një plan masash të shtrirë në katër faza. E para është ajo e përgatitjes në terren, faza e dytë është garantimi i rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të votimit, faza e tretë është shoqërimi i kutive pas mbylljes së procesit të votimit, si dhe faza përfundimtare do të jetë gjatë numërimit të votave dhe shpalljes së rezultatit.

Në terren do të angazhohen edhe agjentë të policisë kriminale, edhe pse nuk ka ende një numër konkret të efektivëve që do të zbresin në terren gjatë procesit zgjedhor, është parashikuar që në çdo KZAZ do të qëndrojnë nga dy punonjës policie. Ndërsa në zonat e cilësuara si më me rrisk një grup oficerësh do të qëndrojnë në gatishmëri.Kjo pasi ligji tashmë parashikon që policia do të ndërhyjë edhe në qendrat e votimit, kur konstatohen shkelje të rregullave, sipas kërkesës së anëtarëve të KZAZ-së.

Nga ana tjetër, krahas detyrave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë procesit zgjedhor, policia do të jetë e angazhuar për të monitoruar njëkohësisht dhe zbatimin e masave anti-Covid.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjermania drejt presidentes së parë grua? CDU/CSU pritet të propozojë Ilse Aigner

12:59 / November 8, 2026

Media izraelite: Shqipëria mes vendeve që kanë përjetuar transformimin më të madh turistik

11:40 / November 8, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.