Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar me një mesazh të fuqishëm për zgjedhjet e 25 prillit.
“Mos e shisni të drejtën e votës. Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm JU mund të zgjidhni të ardhmen tuaj”, thotë ajo në një postim në Twitter duke ripostuar një thirrje të kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi për denoncim të rasteve korruptive të shitblerjes së votës.
