Pas përfundimit të procesit të numërimit dhe çertifikimit të rezultatit për zgjedhjet 6 Marsit, Komisioni Qëndror i zgjedhjeve ka nxjerrë edhe tabelën me rezultatet zyrtare përfundimtare në të gjashta bashkitë e vendit. Bie në sy avantazhi i ndjeshëm i socialistëve, të cilët rreth 19 mijë vota më shumë se Partia Demokratike dhe Shtepia e Lirisë të marra së bashku.
Në bazë të votave të marra nga kandidatët, rezulton se të zgjedhurit e Partisë Socialiste kanë grumbulluar në total 106.703 vota, të ndjekur nga kandidatët e Shtëpisë së Lirisë me 60.223 vota dhe ata të Partisë Demokratike me 26.662 vota.
Siç shihet edhe nga rezultatet, kandidatët e Partisë Demokratike dhe Shtëpisë së Lirisë që në total kanë marrë rreth 87 mijë vota, kanë rreth 19 mijë vota më pak se kandidatët e Partisë Socialiste.
Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, 5 bashki u fituan nga Partia Socialiste dhe një bashki nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë.

