Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zgjedhjet e 6 marsit/ Veliaj në Vorë: Kryefjala e PS është gjithmonë puna!

19:56 / February 26, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit kanë vënë në lëvizje partitë politike që të kryejnë fushatë politike në zonat ku do të ketë zgjedhje për bashkitë. Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj ka qenë sot në Bërxullë në kuadër të fushatës elektorale që Partia Socialiste po zhvllon për bashkinë e Vorës, ku kandidat i forcës së majtë është Blerim Shera. Veliaj u kërkoi qytetarëve të Vorës të votojnë PS, sepse kjo parti ka gjithmonë përparësi punën dhe investimet.

“Ne sjellim vetëm frymë pozitive, pa konflikte dhe sherre. Duket ku është fitorja, duket ku janë njerëzit që i bëjnë gjërat me dashuri e jo me inat, që e duan votën për të bërë punë e jo për të bërë sherr. Po ata për çfarë e duan fitoren? Për t’i bërë karshillëk tjetrit! E duan fitoren për t’i ulur kokën tjetrit! Për t’i përçarë njerëzit! E duan fitoren për t’i ndarë komunitetet tona! E duan fitoren për ta kthyer rrotën e historisë mbrapsht! Ne e duam fitoren për punë! Kjo është një fitore ku puna nis ditën e fitores. Gara bitiset më datë 6 mars, por puna fillon menjëherë më pas”, u shpreh Veliaj.

Votën për Blerim Sherën, ai tha se e kërkon me premtimin se ky kandidat ka për të bërë edhe më shumë punë si kryetar bashkie në Vorë.

“Ata thonë ‘na e jepni votën më 6 mars, që më 7 mars të fillojë sherri përsëri’. Sherri i tyre, për bravën e tyre, për karriget e tyre, për zyrat e tyre, për interesat e tyre, për hallet e tyre, për lakminë e tyre, për babëzinë e tyre – jo për hallet tona! Ndaj, pyetja për miqtë dhe vëllezërit tanë të djathtë është: Votën e ke levë, e ke kopan për sherr, apo e ke instrument për të bërë punë? Nëse e ke për të bërë punë, Blerim Shera dhe Partia Socialiste e duan votën për punë. Nëse mendon se vota jote është pa vlerë dhe ti thua se për hir të partisë, për traditën familjare, meqë më ka shkuar dora gjithmonë andej, do ia japësh njërit prej atyre dy të tjerëve, që janë humbësit, se dihet si po shkon historia, praktikisht po investohesh në sherr, se një votë për secilin prej tyre është që të vazhdojnë sherrin”, shtoi Veliaj.

Drejtuesi socialist i qarkut tha se ata që përfaqësojnë PD, Vorën e kanë tranzit vetëm për vota, pasi tashmë dihet që kanë vetëm dy stacione: një në Tiranë dhe një në Gjirin e Lalzit. Ndërsa për PS, Vora është destinacion, gjë që dëshmohet edhe nga prania dhe angazhimi i deputetëve si Paulin Sterkaj dhe Luljeta Bozdo, si të deleguar të zonës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkalla e meritës në administratën publike/ Rama: Testim kombëtar për njohuritë, certifikatë për 4 vjet

14:17 / November 2, 2026

“Administratë për Shqipërinë Europiane”/ Rama: Çdo gjë transparente falë inteligjencës artificiale

14:15 / November 2, 2026

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

12:59 / November 2, 2026

Radarët inteligjentë nisin nga 1 janari, 14 akset rrugore ku duhet të kini kujdes

12:52 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.