Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, cilat parti janë në garë

09:00 / May 9, 20265 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2843
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kush garon në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës?

Mbi 20 subjekte politike dhe tri koalicione do të garojnë zyrtarisht në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, me disa ndryshime të reja nga zgjedhje e deritanishme që sipas analistëve mund të kenë sado pak ndikim në rezultatin e përgjithshëm.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi të premten se 22 subjekte politike dhe tri koalicione janë regjistruar deri në përfundim të afatit në mesnatën e së enjtes për pjesëmarrje në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, të cilat vijnë si pasojë e shpërndarjes së Kuvendit nga dështimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Partia në pushtet e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, do të garojë sërish në një koalicion me partitë Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane.

Dhe, derisa pjesë e garës do të jetë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila pritet të garojë në një listë me ish-partinë e vet, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Partia Socialdemokrate (PSD) e përbërë kryesisht nga anëtarë të dikurshëm Vetëvendosjes, do të mungojë Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt.

Belgzim Kamberi nga Instituti joqeveritar për Politika Sociale “Musine Kokalari”, në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se rikthimi i Osmanit në garë është lëvizja kryesore e këtyre zgjedhjeve.

“Koalicioni më përmbajtjesor apo më real në këto zgjedhje është ai mes Vjosa Osmanit dhe LDK-së. Kjo është ndoshta risia e këtyre zgjedhjeve, për shkak të historikut dhe fuqisë politike te Osmanit”, tha Kamberi.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tregoi ditë më parë se është pajtuar me Osmanin për të garuar së bashku në këto zgjedhje, por marrëveshja e tyre duhet të miratohet formalisht nga kryesia e partisë të shtunën.

Osmani – e cila nuk arriti të zgjidhej presidente për një mandat të dytë në mungesë të mbështetjes në Kuvend pasi i mbaroi mandati në prill – vendosi t’i rikthehet garës zgjedhore dhe tashmë ka filluar të prezantojë para votuesve kandidatë të cilët pritet të jenë pjesë e listës së saj në bashkëpunim me LDK-në.

Me mbi 300.000 vota nga zgjedhjet e vitit 2021, Osmani ishte për një kohë personi më i votuar në Kosovë deri në zgjedhjet e vitit 2025 kur Kurti ia theu rekordin duke marrë rreth 400.000 vota.

Kamberi thekson se “thelbi i këtyre zgjedhjeve” është garimin i përbashkët i Osmanit me LDK-në.

“Gjithçka do varet nga efekti elektoral i Vjosa Osmanit, që realisht do duhej të forconte listën e LDK-së”, nënvizon ai.

Ndërkohë, Nisma, e cila dështoi ta kalojë pragun në zgjedhjet e kaluara në dhjetor, vendosi të mos garojë e vetme. Në zgjedhjet paraprake, Nisma kishe hyrë në Kuvend pasi kishte garuar në një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Në zgjedhjet e dhjetorit, Nisma i mori 15.189 vota, apo 1.59 për qind, larg pragun prej 5 për qind për të hyrë në Kuvend.

Thuhej se Limaj kishte bërë përpjekje për të bashkëpunuar me partinë më të madhe opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), për të garuar në një listë të përbashkët më 7 qershor.

Derisa partia e tij nuk do të garojë, Limaj mund të garojë personalisht nëse arrin pajtueshmëri me ish-partinë e vet PDK për të qenë pjesë e listës së saj.

Subjektet politike dhe koalicionet kanë kohë deri më 12 maj për t’i dorëzuar online listën me emrat e kandidatëve për deputetë për certifikim të pjesëmarrjes në këto zgjedhje.

Kamberi thekson se ka “trysni brenda PDK-së” rreth përfshirjes apo jo të Limajt, i cili ishte larguar nga partia më 2013 për ta themeluar partinë e vet.

“Duket që ka dallime brenda partisë. Derisa një pjesë janë që të përfshihet Fatmir Limaj, pjesa tjetër nuk është”, tha Kamberi.

Kamberi beson se PDK-ja mund ta ndiejë trysninë për ta marrë Limajn në listën e vet, për shkak të bashkëpunimit mes Osmanit dh LDK-së në anën tjetër.

“Sepse votuesit, për shembull mund të thonë se, derisa Abdixhiku ka mundur ta kthejë Vjosa Osmanin më gjithë historikun e saj – pse nuk mundet PDK-ja”, thekson ai.

Ku mund të shkojnë votat e Nismës?
Kamberi parashikon se partia në pushtet e Kurtit do të përfitojë vota shtesë nga mungesa e Nismës në garë.

“Nga mospjesëmarrja e Nisma-s, natyrisht që përfiton pushteti, sepse megjithatë nëse konsiderojmë që Nisma do të kishte hyrë më PDK-në votat do shkonin tek ky subjekt, tash disa vota aq sa janë të Nisma-s ato shkrihen”, nënvizon ai.

Sipas tij, këtë drejtim dëmtohet “opozita në përgjithësi, por edhe PDK-ja në kuptimin e pastër elektoral.

Partia e Kurtit i fitoi dy palë zgjedhjet e vitit 2025, duke i marrë 42 për qind në ato të shkurtit dhe pastaj fitoi edhe më bindshëm në ato të dhjetorit, me mbi 51 për qind të votave.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 7 qershor pasi vendi dështoi ta zgjedhë një president të ri për t’i shmangur ato.

Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare brenda 18 muajsh, pas atyre në shkurt dhe dhjetor 2025. /REL

garë Kosovë parakohshme parti Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.