Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zgjedhjet e pjesshme, Genc Pollo paralajmëron koalicion të gjerë opozitar, përfshirë LSI

21:01 / January 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pollo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo paralajmëron një koalicion të gjerë opozitar në zgjedhjet e pjesshme lokale, përfshirë këtu dhe LSI.

Ai deklaroi se negociatat po vijojnë dhe se në ditët në vijim do të përcaktohet dhe sigla dhe emri i këtij koalicioni.

Gjithashtu, Pollo u shpreh se mund të pranohen dhe njerëz të afërt me Bashën që duan të kandidojnë në këto 6 bashki, por edhe ata duhet të kalojnë në primare.

“Çështja e kandidatit tonë do të zgjidhet me shpalljen e marrëveshjes pas 2-3 ditësh me një front më të gjerë opozitar. Kjo marrëveshje do të përcaktojë edhe siglën edhe emrin e koalicionit dhe detaje të tjera që janë teknike. Po të ishin zgjedhje për këshillat bashkiakë nuk do kishim ndonjë debat në këtë studio.

Ne kemi një zgjedhje që është mazhoritare dhe që edhe 5 vota po të heqin rrezikon mandatin e kryetarit të bashkisë. Cila është zgjidhja që të mos ketë përçarje votash?

E para është një koalicion i gjerë që përfshin edhe aleatët tradicionalë edhe LSI që janë të gjitha partitë relevante në opozitë. E dyta, kemi një zgjidhje të re për të bashkuar aty ku vite më parë edhe mund të ketë pasur përçarje, kemi primare.

Pra nëse PD e 11 dhjetorit ka një afërsi dhe po punon me aleatët tradicionalë që përfaqësohen dhe me deputetë me LSI ka një problem me fraksionin e mbetur.

Por nëse ka kandidatë të mirë të zotë që janë të afërt me Bashën fare mirë mund të kandidojnë në primare dhe nëse një prej tyre do të fitojë do të marrë të gjithë mbështetjen e opozitës së bashkuar.

Ne po tentojmë një zgjidhje që merrem mendimin e tyre që do të qeverisen nga kryebashkiakët. Nëse ka kandidat me potencial që vijnë nga fraksioni i Bashës duhet të futen në primare, siç mund të vijnë dhe nga partitë e tjera”, u shpreh Pollo në A2.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.