Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme, ja pjesëmarrja e qytetarëve deri në orën 16:00

16:55 / March 6, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zgejdhje Shqiperi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjedhjet e pjesshme lokale që po zhvillohen sot raportohet se kanë një pjesëmarrje të ulët të votuesve, ku deri në orën 16:00 kanë shkuar të votojnë vetëm 25.52%, e atyre që kanë të drejtë vote në këto votime. Dibra mësohet se është qyteti me pjesëmarrjen me te lartë nga 6 bashkitë që janë ne zgjedhje

pjesw

Kujtojmë se që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, qytetarët e 6 bashkive Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë u janë drejtuar qëndrove të votimit. Qytetarët shkojnë sot të votojnë për të zgjedhur kryetarët e rinj që do të drejtojnë pushtetin lokal në këto qytete. Në disa zona proceci ka hasur vështirësi për shkak të dëborës dhe motit të keq.

Shkodër

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga gazetarja Klodiana Lala e cila në një lidhje live me Neës 24 nga Shkodra u shpreh se interesi i qytetarëve është shumë i ulët. Ajo tha se nuk ka pasur asnjë probematikë me shitblerjen e votave dhe asnjë denoncim në polici për këtë.

Pjesëmarrja nuk i ka kaluar 24.2%. Historikisht  në Shkodër nuk ka pasur interes. Ndërkohë nuk ka patur problematika me blerjen e  votave.

Në Pul dhe Shoshë  asnjë banor  nuk nuk ka votuar. KQZ nuk ka kërkuar domosdoshmëri që të votojnë pasi mund të rrezikohet jeta. Në Shalë po votohet manualisht dhe jo elektonikisht siç u parashikua.  Diskutimi në Shkodër është nëse do të vazhdojë blu apo do të kthehet në anën tjetër. Edhe në Velipojë ka pasur pjesëmarrje të ulët ndërkohë vëzhguesit e huaj kanë qenë të mëdhenj në numër.

Lushnjë

Gazetari Ervis Kuçi në një lidhje live për News24 raportoi nga qendra e votimit 2865 pranë gjimnazit ‘18 tetori’ në qytetin e Lushnjës. Ai tha se në këtë qendër votimi ka 857 votues. Mësohet se deri më tani pjesëmarrja është mbi 29% nje shifer e larte per nje qytet te vogël.

Vorë

Pjesëmarrja në votim në Vorë aktualisht është 50 %. Ndërkohë në orët e pasdites ka një ulje të numrit të votimeve.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se qendra nisi punën më me vonesë edhe për shkak të denoncimeve
Ndërsa për të gjithë persona të cilët nuk identifikoheshin me shenja gishtash kanë votuar me formularë, kryesisht këto probleme janë hasur tek mosha e tretë…
Ndërkohë më herët PD denoncoi rastin kur votimet janë kryer në prani të familjarëve.

“Gjithashtu një incident është raportuar në Prezë pasi ka pasur debate verbale mes anëtarëve të qendrës së votimit për të mos lejuar kryetaren të jetë e pranishme në ambientet e qendrës së votimit, situatë kjo e cila tashmë është zgjidhur”, raportoi gazetarja.

Rrogozhinë

Situata në Rrogozhinë duket se ka qenë e qetë, por ajo çfarë vihet në dukje është se pjesëmarrja e qytetarëve në votime ka qenë në ulët.
Gazetari Fatmir Popja tha se në Rrogozhinë fluksi po vjen duke u rritur.

“Deri tani pjesëmarrja është 25 % dhe aktualisht nuk është shënuar asnjë incident. Ndërsa në orët e para të mëngjesit pati disa parregullsi lidhur me kamerat dhe dokumentet e identifikimit, problem i cili ka gjetur zgjidhje”., tha ai.

Durrës

Edhe në Durrës gazetari Osman Stafa bëri me dije se pjesëmarrja ka qenë relativisht e ulët.

“Mosha e tretë ka pasur problem në identifikimin biometrik. Në Durrës ishte posaçërisht ambasadorja Yuri Kim në disa qendra votimi ku pa procesin nga afer. Situata ka qenë e qetë vetëm 2 incidente janë regjistruar paraditen e sotme por nuk ka qenë pengesë për votimin. “

Deri tani në zgjedhjet e pjesshme kanë votuar disa prej kandidatëve për kryetar të bashkive te cilët njëzëri kanë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të votojnë për shprehur vullnetin e tyre të lirë. Janë 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote që do të duhet t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive. Të zgjedhurit në këto votime do të kenë një mandat 1-vjeçar. KQZ ka bërë me dije se janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të parë. Në të 6 bashkitë do të jenë 941 qendra votimit që do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet! Haklajt ankohen në GJKKO për vendimin: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e 4 vëllezërve

15:26 / October 4, 2026

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026

Mazniku: Asnjë bashki nuk do “shkrihet”, kemi vetëm bashkim me reformën territoriale

13:58 / October 4, 2026

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

12:19 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.