Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Taulant Balla do të shkojë në Presidencë rreth orës 12:30. Balla do të takohet me Presidentin Ilir Meta për tu konsultuar për datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale.
Takimi i tyre do të bëhet lidhur me konsultimet për vendosjen e një date, ftesa e cila u bë ditën e sotme nga Meta.
