Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Zgjedhjet e “Rithemelimit”, Berisha: Demokratët firmosin me votën e tyre opozitën e vërtetë (Video)

11:08 / April 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha222 770x434 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas votimit për kreun e degës 2 në qytet. Berisha tha se kjo është një arritje historike e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë. Ai deklaroi se demokratët firmosin me votën e tyre opozitën e vërtetë.

“Dua të uroj nga zemra çdo demokrat dhe demokrate të 14 degëve të PD-së që firmosin sot me votën e tyre kryetarin e ardhshëm të degës së PD-së dhe njëherazi fundin e kryetarokracisë dhe presidencokracisë në PD, firmosin vendimmarrjen me votën e lirë të anëtarëve të kësaj partie. Kjo është një arritje historike e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë. Ky është procesi më demokratik, i cili do qëndrojë në themelet e rithemelimit të PD-së si një forcë e fuqishme konservatore. Këta demokratë dhe demokrate firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetë shqiptare, kusht i të gjitha kushteve për një shoqëri të lirë dhe ky është një ogur i bardhë, jo vetëm për PD-në, por për mbarë shoqërinë shqiptare. Vetëm një opozitë e vërtetë mund të qëndrojë përballë një narkoshteti dhe një diktature të bazuar në drogën apo ideologjitë.
Vetëm një opozitë e vërtetë ka të gjitha shanset dhe mundësitë për të ngjitur PD-në, për ta shndërruar atë në një forcë vendimtare. Ndaj përshëndetjet më të përzemërta për demokratët që kanë votuar dhe do votojnë”, tha Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.