Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Zgjedhjet e trajnerit kuqezi, Sylvinho: Bare dhe Muçi pjesë e projektit. Duhet të përmirësojmë skuadrën

15:26 / September 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
silvinjo ok 2048x1365 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas Euro 2024, trajneri i ekipit kuqezi Sylvinho doli në konferencën për shtyp, për të argumentuar zgjedhjet për Ligën e Kombeve. 24 futbollistë të grumbulluar, një rikthim si ai i Myrto Uzunit dhe dy garanci, rreth Keidi Bares dhe Ernest Muçit, që mbeten pjesë e projektit edhe pse për momentin nuk janë pjesë e Kombëtares.

”Broja është jashtë ekipit, nuk është më në listë. E pritëm deri në fund, por pasi biseduam me stafin e Evertonit, dëmtimi ia bën të pamundur të vijë në Kombëtare. Për këtë arsye rikthyem Uzunin, është momenti i tij. Te ne vjen si anësor sulmi, por e kemi parë si qendërsulmues me karakteristika të ndryshme nga Broja dhe Manaj. Nuk ka asgjë personale me askënd, rëndësi ka vetëm skuadra dhe që në fushë të bëhet më e mira. E njëjta gjë vlen edhe për Baren dhe Muçin, ata mbeten pjesë e projektit, janë në listën e madhe, por duhen zgjedhur 24 lojtarë. Madje Muçi ishte me ne në Europian”, deklaroi Sylvinho.

Pas aventurës në Gjermani, synimi është vazhdimësia e projektit dhe rritja e skuadrës. Nuk ka kohë për eksperimente, por kërkohen rezultate në fushë. ”Nations League është një aktivitet i rëndësishëm. Na presin ndeshje të forta kundër Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Republikës Çeke. Edhe pse në listë janë dy debutues, si Zeka dhe Spahiu, nuk më pëlqen të bëj eksperimente. Në fushë hyjmë për të prezantuar gjithë kombin dhe synimi është të luajmë me shpirt dhe me zemër. Është një cikël i ri të cilin duam ta përmirësojmë. Jemi në rritje, kemi më tepër eksperiencë dhe kemi dëshirë për të bërë mirë. Duhet të përmirësojmë skuadrën të bëjmë diçka të bukur gjatë këtij viti”.

Bare dhe Muçi Sylvinho
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh: Respekt për ato që ke arritur, të përqafoj

22:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.