Gara për kreun e Partisë Socialiste në Bashkinë e Dibrës do të jetë mjaft e fortë. Në mbledhjen e fundit të Asamblesë së kësaj njësie vendore u miratuan 10 kandidatura, të propozuara nga 150 organizata partie, në 15 njësitë administrative të Bashkisë Dibër.
Në mbledhjen e fundit kryesia e PS-së vendosi të dërgojë për votim në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së tri kandidatura.
Ato janë kryetarja aktuale Valentina Haliti, njëkohësisht kryetare e Këshillit të Qarkut, Agron Cerri, sekretari organizativ i PS-së Dibër, njëkohësisht drejtor rajonal i Kadastrës dhe Agron Cara, drejtor në Bashkinë e Dibrës. Burime pranë degës lokale bëjnë me dije se kandidatët kanë nisur “fushatën” brenda partisë dhe pritet që gara të jetë rivalizuese.
Brenda javës së ardhëshme në të gjithë vendin do të përfundojë zgjedhja e kryetarëve të PS-së në 61 bashkitë e vendit. /tirananews.al/
