Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet lokale/ Celibashi: “Është dashur ndërhyrja e KQZ për të ‘vënë rregull”

22:33 / May 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
celibashi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, ka komentuar fushatën zgjedhore të bërë deri tani nga partitë politike dhe subjektet zgjedhore.

I ftuar në emisionin “Open”, ai ka deklaruar se KQZ ka bërë ç’është e mundur që kushtet e garimit të jenë të barabarta, pavarësisht se e pranoi që diçka e tillë nuk mund të jetë e realizueshme në plotësi, pasi gjithmonë qeveria në pushtet është më e “privilegjuar”.

“KQZ ka përmbushur detyrimet që ka për t’i mundësuar votuesve siguri të integritet të zgjedhjeve dhe partive një garë në kushte sa më të barabarta, pasi nuk mund ta them që kushtet e garimit në mënyrë absolute janë të barabarta.

Ka pasur raste kur është dashur ndërhyrja e KQZ për të vendosur rregull sa i përket mënyrës si partitë politike kanë përcjellë fushatën e tyre.

Duhet të them që krahasuar me zgjedhjet e tjera ka një qasje më respektuese nga subjektet zgjedhore të Kodit Zgjedhor sa i përket fushatës.

Zhvillimi i takimeve elektorale, materialet propagandistike, kanë qenë në një respekt më të plotë të Kodit se në zgjedhjet e kaluara.

Vetë sistemi e realitetet ekonomike sociale e politike ndikojnë në krijimin e një klime jo plotësisht të barabartë. Partia që është në pushtet ka një lloj avantazhi dhe mundësi për një vizibilet më të madh e partitë të opozitës.

Megjithatë koha televizive e kryeministrit përfshihet në kohën televizive të fushatës së PS”, tha ai.

Celibashi foli edhe në lidhje me incidentet gjatë fushatës, referuar rastit të djeshëm në Fushë-Arrëz.

“Jam i sigurt që të gjithë ndajnë të njëjtin mendim që janë akte të dënueshme pasi janë në vlerësimin tim në shkelje të Kodit Penal dhe atribut i organeve të ndjekjes penale për të ndjekur këtë çështje”, tha ai.

Kryetari i KQZ foli gjithashtu edhe mbi rastet e raportuara për shit-blerje votash, ndërsa tha se inkurajon denoncimet, qofshin ato nga partitë politike apo individët.

“Akte dhe veprime që vijnë në shkelje të kodit penal. Meritojnë të adresohen në mënyrën më të përshtatshme të mundshme. KQZ inkurajon denoncuesit, qofshin edhe përfaqësues të partive politike dhe të mbështesim veprimet e organeve të drejtësisë”, tha ai.

Ilirjan Celibashi KQZ Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.