Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Zgjedhjet më 13 tetor!”, Meta: Vendimet e Kushtetueses janë për të ardhmen, 30 qershori kaloi

13:50 / August 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Jam i vendosur në evitimin e shkallëzimit të krizës politike” është shprehur Presidenti Ilir Meta në konferencën përmbyllëse për shtyp, para nisjes së pushimeve.

Ai bëri thirrje dhe njëherë për zbatimin e dekretit të Presidenti për zgjedhjet e 13 tetorit, teksa përmendi dhe faktin se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretet e Presidentit ka efekt për të ardhmen e çka sipas toij do të thotë se 30 qershori ka ikur si datë dhe është i paligjshëm.

“Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretet e Presidentit do të ketë efekte për të ardhmen, jo për të shkuarën. Sepse dekretet janë në fuqi, të drejta apo të gabuara nga ana kushtetuese, deri tani janë akoma derisa të shprehet Gjykata Kushtetuse. Dhe nuk e kthejmë më 30 qershorin e këtij viti që ka ikur si datë. Kështu që jemi në kushtet e paligjshmërisë nëse nuk reflektohet menjëherë për të zbatuar dekretin e Presidentit për datën 13 tetor dhe kjo do të jetë një kosto mjaft serioze”, tha Meta.

Kreu i shtetit ishte i sigurtë 101% siç tha ai se çelja e negociatave të Shqipërisë në tetor do të varet nga zbatimi i këtij dekreti.

“Dua ta ftoj dhe njëherë kryeministri Rama që të reflektojë të mos pengojë zbatimin e dekretit për datën 13 tetor të Presidentit të Republikës por dhe institucionet e tjera të bëjnë detyrat e tyre”, tha Meta.

Lexo edhe- “Të mos kalojmë në kundërkohë”, Meta: Shqipëria ka nevojë për zgjidhje tani, në shtator shumë vonë

Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.