Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ Nis numërimi i votave në qendrat e votimit

20:45 / February 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1739126855 96121739125551
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në orën 19:00 në të gjithë Kosovën nisi mbyllja e vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare. Menjëherë pas përfundimit të procesit, ka nisur numërimi i votave të hedhura nga qytetërët.

Sipas KQZ, nga procesimi i mbi 90% të qendrave të votimit, pjesëmarrja rezulton 40.04% (nuk përfshihet vota e diasporës).

Në garë janë 28 subjekte politike, ndërsa katër janë kandidatët për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

Gjatë fushatës zgjedhore, katër kandidatët për kryeministër kanë folur për mundësinë e lidhjes së koalicioneve paszgjedhore. Disa prej tyre kanë mohuar mundësinë e koaliconit me partinë në pushtet; Lëvizja Vetëvendosje e të tjerë nuk e kanë përjashtuar mundësinë e koalicioneve.

Rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë priten pas orës 21:00.

28 subjektet politike me 1.280 kandidatë, garojnë për të siguruar ulëse në parlamentin 120 vendesh të Kosovës.

Për herë të parë mediat e akredituara lejohen të vëzhgojnë procesin e numërimit të fletëvotimeve në vendvotime për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës.

Procesi zgjedhor ka filluar në orën 07:00 dhe ka përfunduar në orën 19:00. Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.

zgjedhjet ne kosove
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Paqe mes Wanda Narës dhe Icardit, çfarë marrëveshje arriti modelja me ish-kapitenin e Interit

22:34 / July 16, 2025

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

22:15 / July 16, 2025

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

21:55 / July 16, 2025

”Punoni pak ma shumë”, kërcënohet për të disatën herë presidentja Osmani

18:19 / July 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.