Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zgjedhjet në Kosovë: Numërohen mbi 80% të votave, LVV kalon LDK-në dhe nis festën! Kadri Veseli pranon humbjen

23:43 / October 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Kosovë, 1.9 milion qytetarë me të drejtë vote iu drejtuan sot kutive të votimit për zgjedhjen e 120 deputetë të rinj të legjislaturës së shtatë të Kuvendit.

Për zgjedhjet parlamentare ishin regjistruar pranë Komisionit zgjedhor 25 subjekte politike kurse për vëzhgimin e procesit u angazhuan rreth 3500 vendas dhe ndërkombëtarë.

Janë numëruar më shumë se 80% të votave në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosja deri më tani ka marrë 26.02 % të votave, ndërsa ndiqet nga LDK me 25.03 % të votave. Vendin e tretë e mban PDK me 21.15% të votave.

Rezultatet Preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.

Duket se tashmë Lëvizja Vetëvendosje ka filluar festën e fitores së këtyre zgjedhjeve.

Festa duket se është duke ndodhur në selinë e VV-së në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

Gati 4 orë pasi janë mbyllur qendrat e votimit, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka pranuar humbjen për zgjedhjet e zhvilluara sot në Kosovë dhe ka thënë se ai dhe partia që drejton do të kalojë në opozitë.

“Kemi punuar shumë që t’i punojmë këto zgjedhje, por nuk fituam. Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë. PDK-ja do të kalojë në opozitë. Por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe popullit”, ka thënë Veseli.

Ai ka falënderuar anëtarët dhe aktivistët e PDK-së për fushatën që zhvilluan

“Kemi ndarë momente të jashtëzakonshme bashkë. Anëtarëve dhe aktivistëve u them ndjehuni krenar me punën tuaj, se edhe unë ndjehem krenar me ju. Besimi im në ju është i palëkundur”, ka thënë Veseli.

Ai është larguar pa pranuar pyetje nga gazetarët. Kujtojmë se Vetëvendosje dhe LDK-ja janë në garë për vendin e parë. Aktualisht janë numëruar rreth 75 për qind të votave, e VV-ja është 25,93 për qind, LDK-ja 25,22 për qind ndërsa PDK-ja 21,35 për qind.

80 % votave Albin Kurti kadri veseli humb lvv fiton
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të rregullave të konkurrencës

14:47 / July 23, 2026

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

10:48 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.