Ish-deputetja Rudina Hajdari ka votuar sot në njësinë numër 2 për kryetarin e degës së PD-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari shkruan se do të jetë gjithmonë përkrah anëtarëve të PD-së dhe qytetarëve shqiptarë duke luftuar për më shumë demokraci.
“Ushtrova sot të drejtën e votës në procesin e zgjedhjes për Kryetarin e PD njësia 2.
Rruga e vetme për të ringritur PD, për ta rikthyer atë në forcë politike konkurruese dhe qeverisëse, për të ndërtuar opozitën që sot aq shumë i duhet vendit dhe për të rikthyer shpresën në Shqipëri, kalon nga fuqizimi i anëtarit e qytetarit dhe dobësimi i rolit të kryetarit.
Do të jem gjithnjë përkrah anëtarëve të PD e në krah të qytetarëve shqiptarë, duke luftuar për më shumë demokraci, garë e meritokraci brenda politikës shqiptare”, shkruan Hajdari.
