Në prag të zgjedhjeve në SHBA, autoritetet federale pritet të vendosin një gardh “jo të shkallëzuar” rreth të gjithë perimetrit të Shtëpisë së Bardhë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se zbatimi i ligjit dhe agjenci të tjera përgatiten për protesta të mundshme rreth zgjedhjeve.
Siç bëhet e ditur më tej, gardhi, është i njëjtë si ai që u vendos gjatë protestave këtë verë. Ndërkohë mediat vendase bëjnë me dije se Shërbimi sekret nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me këtë.
Shtresa shtesë e sigurisë shënon shembullin e profilit më të lartë deri më tani të autoriteteve që përgatiten për trazira pas zgjedhjeve të këtij viti, veçanërisht nëse nuk ka ndonjë fitues të qartë që do të vijë më 4 nëntor.
