Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zgjedhjet në UT, Meta: Proçes i ri zgjedhor duhet të mishërojë parimet kushtetuese

22:05 / May 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta Ilir
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për procesin e zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës. Në një reagim, Meta shkruan se ky proces të mëshirojë parimet kushtetuese si dhe të zhvillohet në përputhje me ligjin. Më tej Kreu i Shtetit shprehet se procesi i ri zgjedhor duhet të garantojë pavarësinë, autonominë, konkurrencën e lirë, transparencën dhe integritetin.

REAGIMI I METËS

Lidhur me situatën e zgjedhjeve në universitet publike, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, thekson se ky është një proces tejet i rëndësishëm për të rinovuar autoritetet e reja dhe organet drejtuese të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri. Ky proces i ri zgjedhor duhet të mishërojë parimet kushtetuese, të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe aktet e tjera nënligjore dhe të jetë transparent e gjithëpërfshirës.

Ndaj, në kushtet specifike në të cilat ndodhemi, është shumë i rëndësishëm angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve dhe institucioneve që kanë përgjegjësi në këtë proces. Është detyrë e tyre të harmonizojnë të gjitha veprimet dhe aktet rregullatorë, në mënyrë që ky proces i ri zgjedhor të garantojë pavarësinë, autonominë, konkurrencën e lirë, transparencën dhe integritetin për të arritur një rezultat të gjithëpranuar dhe për të përmbushur objektivat e Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Nga ana tjetër Rektori i UT, Mynyr Koni ka kërkuar anulimin e zgjedhjet dhe ka shkarkuar pedagogët që janë në Komisionin Institucional të zgjedhjeve me motivacionin se kishin shkelur rregullat, pasi nisën procedurën për hapjen e garës për Rektor. Nga ana tjetër Shahini në një intervistë televizive u shpreh se po shihet mundësia për shtyrjen e zgjedhjeve. Po ashtu dhe studentët kanë kërkuar që zgjedhjet anulohen, pasi nuk mund të votojnë dot. 

Meta misheroje parimet ut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.