Partia Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në komunën e Zveçanit dhe Zubin Potokut, në veri të vendit. Kandidat i kësaj force politike për komunën e Zveçanit ishte Ilir Peci, i cili mori 114 vot, ose 6 për qind. Ndërsa, kandidati në komunën e Zubin Potokut ishte Izmir Zeqirit, me 198 vota, ose 52.1 për qind.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se në këto zgjedhje votuan 1.567 qytetarë ose 3.47 për qind. Kreu i KQZ-së, Kreshni Radoniçi tha se proçesi është zhvilluar pa asnjë problem.
Kjo është dalja në zgjedhje, sipas komunave:
Leposaviç: 141 votues apo 1.06 për qind
Zubin Potok: 385 votues apo 5.78 për qind
Zveçan: 204 votues apo 2.92 për qind
Mitrovicë e Veriut: 837 votues apo 4.62 për qind