Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zgjedhjet në veri të Kosovës, Kurti: Të hiqen sa më shpejt masat e vendosura nga BE

13:10 / July 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot në konferencë për media lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se Kosova s’do të shpall zgjedhjet në veri të Kosovës derisa BE-ja nuk i heq masat ndaj Kosovës.

Kurti ka thënë se Bislimi dhe Lajcak kanë arritur një dakordim se si duhet të zbatohen kriteret e Bashkimit Evropian të datës 3 qershor dhe thotë se ajo marrëveshje duhet zbatuar.

Kreu i Qeverisë ka thënë se nuk beson që dikush të pret të ketë zgjedhje të reja në veri pa u bërë de-eskalimi i plotë.

“Së pari duhet të kemi parasysh që është bërë një dakordim në mes të Bislimit dhe emisarit Lajcak lidhur me atë se si duhet zbatuar qëndrimi i 27 vendeve të BE-së. Ne kemi një dakordim. Shtetin e Kosovës e përfaqëson Qeveria e Republikës. Ne kemi çuar z.Besnik Bislimin. BE-në e përfaqëson Borelli. Ai e ka dërguar Lajcakun. Është arritur dakordimi. Se si duhet të zbatohen kriteret e qëndrimit të BE-së, janë takuar këta dy dhe është arritur një marrëveshje. Kemi një dakoordim mes Bislimit dhe Lacjakut. Kjo ka të bëjë me de-eskalimin. Unë nuk besojë që dikush pret që pa u bërë de-eskalimi i plotë të kemi zgjedhje në Veri. Megjithatë ne e vazhdojmë punën, jemi duke u përgatitur që të ketë zgjedhje në veri të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka thënë Kosova pret që masat e BE-së të hiqen sa më shpejt. Për deklarimin e zv.kryeminitrit Bislimi, Kurti ka thënë se s’bëhet fjalë për kushtëzime por për rendin logjik të gjerave, e që sipas Kurtit është zbatimi i dakordimit në mes të Bislimit dhe Lajcakut.

“Masat që janë marrë ndaj nesh, që janë quajtur edhe të përkohshme edhe të kthyeshme, natyrisht presim që të hiqen sa më parë dhe është e logjikshme që kjo duhet të ndodh paraprakisht. S’bëhet fjalë për kushtëzime por bëhet fjalë për rendin logjik të gjerave, që duhet të ketë si hap të parë zbatimin e dakordimit në mes të Bislimit dhe Lajcakut për 3 qershorin, i realizuar në Bratislavë, që natyrisht e krijon atë normalitetin minimal për zgjedhjet e parakohshme”, ka thënë Kurti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë/ Dhjetëra mijëra protestues në mbështetje të Ceutës dhe kundër Sanchez

08:04 / September 3, 2026

Tre stuhi njëra pas tjetrës në Paqësor, El Niño rrit rrezikun për një sezon ekstrem

07:59 / September 3, 2026

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku mbyllin takimin!

19:20 / September 2, 2026

Presidenti amerikan propozon emër të ri për Ngushticën e Hormuzit: Ta quajmë “Ngushtica e Trumpit”

18:22 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.