Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet/ Noka nga Kamza: Shqiptarët nuk janë bagëti që mashtrohen me tallavanë e Ramës

19:29 / April 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jfkll
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë një takimi elektoral me mbështetësit në Kamëz, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është shprehur se qytetarët shqiptarë nuk janë “bagëti” që të mashtrohen me “këngët tallava” të qeverisë.

Noka i dërgoi edhe një mesazh kandidatit që garon nën logon e PD-së zyrtare për bashkinë në 14 maj, Bilbil Bajraktarit, për të cilin tha se është i marrë peng nga mercenarët e kryeministrit Rama dhe i kërkoi që të tërhiqet nga gara.

“Çdonjëri prej jush ka vuajtur më shumë se kushdo ne qeverisjen e Rilindjes. Të gjithë e dinë se ç’do të thotë të të qeverisë Kipja. Një njeri që veç parasë nuk njeh asgjë tjetër. Një njeri që ju fal bashkia. Ju keni sot një motiv për t’i dhënë vrull ndryshimit në Kamëz. Ju e ndieni se Sali Berisha është njeriu që ju mundësoi të jeni këta që jeni, këtu ku jeni dhe në rrugën e zhvillimit dhe integrimit. Askush më shumë se ju nuk ka detyrë t’i kthejë votën Sali Berishës. Vota për koalicionin “Bashkë Fitojmë” është votë për Berishën. Kamza nuk e njeh tallavanë. Këtu në Valias ka halle e varfëri, këtu nuk ka bagëti që t’i mashtrosh me tallava. Ti mund t’i quash gomerë e çfarë të duash, por ne kemi qytetarë. Ne kemi Arjanin që ka luftuar kundër korrupsionit. Kam një mesazh edhe për Bilbilin. Bilbil, unë e di që të kanë marrë peng. Mercenarët që të kanë marrë peng i shërbejnë Edi Ramës. Vota juaj duhet të jetë e gjitha votë për Arjan Hoxhën”, u shpreh ai.

Flamur Noka zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.