Pak orë para protestës së lajmëruar nga opozita në akset kombëtare kryeministri Edi Rama deklaron në Kuvend se zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen , pavarësisht kërcënimeve.
“Po ndërkohë dhe ne nuk kemi ndonjë zgjedhje tjetër, përveçse të vijojmë rrugën tonë, pa u ndalur të merremi me ta, dmth pa u devjiuar nga rruga e zgjedhjeve të 30 qershorit pavarësisht kërcënimeve, shantazheve apo reziqeve të një procesi ku dy parti politike dhe disa kryetar pa parti rreth tyre, përbetohen se do ta rrënojnë të drejtën e popullit për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe këshillat e bashkive në Republikën e Shqipërisë. Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që ndryshe nga unë, nga ne mendojnë se zgjedhjet pa këto parti janë anormale, por dua tu them të gjithëve se kjo nuk është as zgjedhja jonë, dhe as faji ynë, për hir të së vërtetës, sepse ne në këndvështrimin tim kemi bërë gjithçka që kemi patur ne në dorë që kjo të mos ndodhë. Nuk e di se çfarë ne mund të bënim më shumë”, deklaroi Rama.
Ai tha se opozita ka zgjedhur të braktisë zgjedhjet duke hyrë në periudhën e gjatë të rrëhnimit dhe të vështirë për rindërtim, duke u shprehur se nuk luftuan dot me program.
“Një rrugë e vetëshkatërrimit, aty ku opozitat kanë zgjedhur të braktisin zgjedhjet, praktikisht kanë marrë mbrapsht një periudhë të gjatë rrënimi dhe vështirësish të jashtëzakonshme për rindërtim. Në vend që të luftojë me program dhe ide ka zgjedhur të luftojë me kërcënime dhe kapsolla. Në vend që ti përfaqësojë zgjedhësit e vet në këtë sallë dhe në zgjedhje, ka vendosur ti nxjerrë dhe ata nga rruga e betejës demokratike. E në vend që ti udhëheqë në rrugën e betejës demokratike ka vendosur ti përdorë si mish për top duke u fshehur pas tyre. Kjo është pa dyshim shumë e rëndë, e padëgjuar dhe e papranueshme nga askush”, tha Rama.
Disa pjese nga fjala e Rames
Një rrugë e vetëshkatërrimit, aty ku opozitat kanë zgjedhur të braktisin zgjedhjet, praktikisht kanë marrë mbrapsht një periudhë të gjatë rrënimi dhe vështirësish të jashtëzakonshme për rindërtim. Në vend që të luftojë me program dhe ide ka zgjedhur të luftojë me kërcënime dhe kapsolla. Në vend që ti përfaqësojë zgjedhësit e vet në këtë sallë dhe në zgjedhje, ka vendosur ti nxjerrë dhe ata nga rruga e betejës demokratike. E në vend që ti udhëheqë në rrugën e betejës demokratike ka vendosur ti përdorë si mish për top duke u fshehur pas tyre. Kjo është pa dyshim shumë e rëndë, e padëgjuar dhe e papranueshme nga askush.
Po ndërkohë dhe ne nuk kemi ndonjë zgjedhje tjetër, përveçse të vijojmë rrugën tonë, pa u ndalur të merremi me ta, dmth pa u devjiuar nga rruga e zgjedhjeve të 3-0 qershorit pavarësisht kërcënimeve, shantazheve apo reziqeve të një procesi ku dy parti politike dhe disa kryetar pa parti rreth tyre, përbetohen se do ta rrënojnë të drejtën e popullit për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe këshillat e bashkive në Republikën e Shqipërisë.
Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që ndryshe nga unë, nga ne mendojnë se zgjedhjet pa këto parti janë anormale, por dua tu them të gjithëve se kjo nuk është as zgjedhja jonë, dhe as faji ynë, për hir të së vërtetës, sepse ne në këndvështrimin tim kemi bërë gjithçka që kemi patur ne në dorë që kjo të mos ndodhë. Nuk e di se çfarë ne mund të bënim më shumë. Është mirë që të ngulmojmë që të gjithë ta kujtojmë çdo vit në këtë periudhë se çfarë ne kemi bërë, dhe askush të mos e harrojë se jemi ne që e kemi dhënë provën se mes një palë zgjedhjesh pa opozitën dhe zgjedhje me opozitën, kemi parapëlqyer të dytën dhe kemi sakrifikuar politikisht për ta bërë të mundur të dytën. Prova është në sytë e kujtdo që ka një kujtesë të gjatë sa dy vjet. Këtu e dy vite më parë ishim në të njëjtën situatë.
