Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet parlamentare në Greqi do mbahen më 21 Maj

14:03 / April 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka kërkuar Presidentes Katerina Sakellaropoulou të shpërndajë Parlamentin dhe datën 21 Maj zyrtare për zgjedhjet parlamentare.

Zgjedhjet do të shpalleshin ditën e aksidentit të frikshëm në Tembi nga Selaniku, ku Mitsotakis do inaguronte dhe një sistem të ri automatik të qarkullimit të trenave. Gjithçka u anulua për javë të tëra kur më pas Mitsotakis nën presionin e vazhdueshëm të opozitës deklaroi datën.

Me vulosjen e dekretit presidencial më 24 Prill Greqia hyn zyrtarisht në fushatë elektorale. Kështu të gjitha partitë dhe kandidatët për deputetë i nënshtrohen rregullave zgjedhore, me kufizime specifike për daljet televizive. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis bëri të qartë se kërkohet stabilitet politik, me zgjidhje të qarta në drejtimin e vendit.

“Në katër vite, pavarësisht vështirësive, është bërë shumë, por mbetet shumë për të bërë. Në korrik 2019 nuk premtova. Ju jeni të vetëdijshëm, krizat e njëpasnjëshme të jashtme që ka kaluar dhe kapërcyer vendi ynë këto vite: së pari, emigracioni, pandemia, lufta në Ukrainë dhe sfidat kombëtare të një fqinji të paparashikueshëm si Turqia. Përballë gjithë kësaj, ekonomia dhe shoqëria jonë qëndruan të palëkundur. Greqia ka nevojë për një perspektivë të qartë në rrugën e saj dhe zgjidhje të qarta në udhëheqjen e saj”.

Presidentja e Greqisë nga ana tjetër kërkoi një periudhë parazgjedhore të qetë dhe të frytshme për të mirën e vendit. E veçanta e këtyre zgjedhjeve parlamentare është se për herë të parë ato zhvillohen me sistem të thjeshtë proporcional dhe si rezultat asnjë parti nuk mund të fitojë shumicën në parlament pasi do duhet të përqëndrojë mbi 46% të votave.

Brenda dhjetë ditëve do të duhet të përfundojë procesi i mandateve për qeverisje që do të marrin tre partitë e para, ndërkohë që ndasitë mes tyre për të krijuar qeveri koalicioni janë tepër të mëdha.

Ndaj nuk përjashtohet që liderët e partive t’ia kthejnë mandatin presidentes në një kohë më të shkurtër. Megjithatë, gjykatat kompetente do të kenë ratifikuar deputetët e zgjedhur dhe në të njëjtën kohë do të konstituohet parlamenti i ri si organ.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

22:49 / October 28, 2026

Partitë refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për zgjedhjet vendore, vetëm PS konfirmon pjesëmarrjen

22:36 / October 28, 2026

Britania rrit taksat për bankat për të ndihmuar qytetarët, 100 paund për rreth 20 milionë familje për faturat e energjisë

22:09 / October 28, 2026

Dejan Soskic, kandidati që mund të bëhet kryeministër i Serbisë pas fitores historike të Listës Studentore

21:51 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.