Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi për zgjedhjet e Bashkisë Kukës në 24 shtator koalicionin “Bashkë Fitojmë”, me Partinë e Lirisë dhe Partinë Demokristiane, por pa PD-në që drejtohet nga Sali Berisha.
Sa i përket grupeve të numërimit të votave, 2 anëtarë do të jenë nga PS, 1 nga koalicioni opozitar dhe një tjetër i propozuar nga PD e Vulës.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është Emri Vata, ndërsa i PS-së, Albert Halilaj.