Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zgjedhjet për delegatë në PS/ Voton Rama: Votimi elektronik i mundshëm dhe i padepërtueshëm

10:30 / November 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2019 11 16 at 10.26.05
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka votuar në mënyrë elektronike për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit për të cilat po votojnë sot të gjithë anëtarët socialistë.

Rama foli për barazinë gjinore duke nxitur të gjitha tha gratë e vajzat që janë përfshirë të bëjnë betejën e tyre në çdo organizatë të PS.

Shefi i maxhorancës foli edhe për votimin elektronik duke e cilësuar plotësisht të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa theksoi se nuk është online por offline, pra i padepërtueshëm nga ‘forca të errëta’. Nuk mungoi dhe një thumb për kreun e PD-së Lulzim Basha.

“Siç e dini me siguri sepse për këtë keni ardhur ne sot kemi zgjedhjet pas një procesi tërësor në të gjitha zonat dhe në të gjitha qendrat e votimit ku ne kemi për çdo qendër një organizatë. Unë doja të fokusohesha tek fakti që është një ditë e rëndësishme për konfirmimin e vullnetit tonë për të pasur një parti ku gratë dhe vajzat nga njëra anë dhe burrat e djemtë nga ana tjetër janë të barabartë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Dhe vendimi për të përfaqësuar nga të dy një organizatë është pritur pozitivisht. Do të duhet dhe disa kohë që ne të kemi barazi në drejtim. Sot dua t’i falënderoj të gjitha gratë e vajzat që janë përfshirë në afirmimin e këtij vullneti. Dua t’i nxis të bëjnë betejën e tyre në çdo organizatë”, deklaroi Rama.

“Kemi përgatitur një proces të tërë para zgjedhjeve që kaluan për të qenë të gatshëm që t’i përgjigjemi me pozitivitet një kërkese të shumë kërkuar por të harruar siç u harrua dhe himni kombëtar, votimi elektronik. Mbetet për t’u parë në të ardhmen, është absolutisht një votim i mundshëm, nuk është online por offline dhe i padepërtueshëm nga forca të errëta”, tha më tej kreu i qeverisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

19:00 / August 7, 2026

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026

Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

16:22 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.