Ka nisur votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD në Bulqizë, teksa tensione të shumta janë shënuar. Anëtarët e PD kanë shkulur një derë nga vendit, teksa ka pasur debate verbale.
Ky proces zgjedhjesh u shty të dielën për shkak të pretendimeve për fryerje të listës së anëtarëve që do të votonin për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës.
Të dielën ishin tre kandidat në garë, ish- Kryetari Defrim Fiku, Fatos Hoxha dhe Shaqir Manjani.
Ndërkohë të hënën ish- kryetari Defrim Fiku u tërhoq nga gara duke lënë të garojnë për këtë post mjekun Fatos Hoxha dhe avokatin Shaqir Manjani.
