Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, po zhvillon një takim me Lulzim Bashën në ambientet e selise blu. Mediat raportojnë se Berisha ndodhet në zyrën e Bashës prej më shumë se dy orësh.
Nuk dihen ende detajet e takimit mes të dyve, por ky takim vjen në ditën e zgjedhjeve në PD, ku mbi 75 mijë anëtarë të kësaj force politike po votojnë për të zgjedhur kreun e ri, që do t’i udhëheqë në katër vitet e ardhshme.
