Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, të drejtat riprodhuese dhe aborti

21:38 / July 31, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
usa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qasja ndaj abortit është një nga çështjet kryesore në garën për Shtëpinë e Bardhë. Fushata e demokrates Kamala Harris e ka bazuar një pjesë të fushatës së saj tek mbështetja për të drejtën e abortit me shpresën për të tërhequr votues në zgjedhjet e nëntorit.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, kandidati republikan për president, Donald Trump dhe partia e tij e kanë zbutur qëndrimin e tyre publik kundër abortit.

Të drejtat e grave për abortin zënë një vend të rëndësishëm në takimet e Zëvendëspresidentes dhe kandidates demokrate për presidente, Kamala Harris.

“Ne që besojmë në të drejtat riprodhuese do t’i ndalojmë kufizimet ekstreme të Donald Trump-it ndaj abortit, sepse ne u besojmë grave që të marrin vendim për trupin e tyre dhe jo qeverisë që t’u tregojë se çfarë duhet të bëjnë”, thotë zonja Harris.

Ish Presidenti Donald Trump e përshëndeti vendimin e Gjykatës së Lartë të vitit 2022 që shfuqizoi mbrojtjen federale për abortin. Zoti Trump thotë se u takon shteteve që të vendosin për abortin.

“Demokratët janë radikalë, jo të gjithë, sepse shumica e tyre pajtohen me ne. Qëndrimi ynë është se çështja e abortit tani u përket shteteve”, thotë zoti Trump.

Kohët e fundit, republikani Trump dhe partia e tij e kanë zbutur retorikën ndaj abortit, ndërsa më parë bënin thirrje për një ndalim në shkallë kombëtare. Kjo nuk është rastësi, thotë ekspertja e sondazheve me Universitetin Rutgers, Ashley Koning.

“Zgjedhjet e mesmandatit dhe ato speciale nxorën në pah sesa e rëndësishme është çështja e abortit për votuesit. Amerikanët e mbështesin çështjen e shëndetit riprodhues dhe të abortit”, thotë zonja Koning.

Demokratët e kanë bazuar platformën zgjedhore tek të drejtat e grave për të zgjedhur dhe po mbështesin klinikat që ofrojnë abort. Më 23 korrik, bashkëshorti i Zëvendëspresidentes Harris, Doug Emhoff vizitoi një qendër të shëndetit riprodhues në qytetin McLean të Virxhinias. Drejtoresha e qendrës, mjekja Jessica Rubio e vlerësoi mbështetjen.

“Besoj se kjo është një nga temat më të rëndësishme zgjedhore. Është e rëndësishme që zëvendëspresidentja dhe bashkëshorti i saj të përqendrohen tek kjo çështje, të vazhdojnë angazhimin me ne dhe të hartohet një plan”.

Mes grupeve kundër abortit, ka edhe nga ata që dyshojnë se çështja e të drejtave riprodhuese do të rrisë pjesëmarrjen në votimet e nëntorit.

Presidentja e Komitetit Kombëtar për të Drejtën e Jetës, Carol Tobias, thotë se dyshja republikane ka gjasa që të mos përqendrohet sa duhet tek aborti, siç po bën fushata e demokrates Harris.

“Mendoj se ata do të flasin për atë që mendojnë se është e rëndësishme. Nuk e di se në çfarë mase do të reagojnë ndaj saj (Harris). Ata duhet të flasin patjetër që një fëmijë i palindur është pjesëtar i familjes njerëzore që meriton mbrojtje”.

Analistët presin që fushata e zotit Trump të vazhdojë t’i japë përparësi ekonomisë në takimet me votuesit, pasi historikisht, ky ka qenë shqetësimi kryesor i amerikanëve në zgjedhjet presidenciale.

aborti Amerike Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.