Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zgjedhjet presidenciale, sondazhi befasues nga CNN: Amerikanët pro Trump, kryeson përballë Biden

08:54 / November 9, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Joe Biden trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një vit para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, ish-presidenti Donald Trump kryeson ngushtë me 49% në një sondazh të kryer nga CNN përballë Presidentit Joe Biden, i cili gëzon mbështetjen e 45% të votuesve të regjistruar. Ajo çka bie në sy në garën e mundshme mes Biden dhe Trump, është se asnjëri nga kandidatët nuk është rritur në krahasim me sondazhin parardhës nga e njëjta kompani.

Gjithsesi, 51% e votuesve në mbarë Amerikën thonë se nuk ka asnjë shans që ata të votojnë për Biden. Pothuajse gjysma, 48%, thonë se nuk ka asnjë shans që të votojnë për Trumpin, dhe vetëm 2% që nuk po e mbështesin aktualisht thonë se mund ta votojnë. Mbështetja e Biden në sondazh është dukshëm më e dobët në mesin e disa grupeve, ku në zgjedhjet e 2020 ai fitoi me diferencë të madhe. Ndër votuesit më të rinj se 35 vjeç, 48% mbështesin Trumpin dhe 47% Biden.

Të pavarurit politikë i japin 45% të votave Trump dhe vetëm 41% Biden. Votuesit me ngjyrë favorizojnë Biden, me 73% në favor të tij dhe vetëm 23% për Trump, ndërsa votuesit latinë ndahen 50% me Biden dhe 46% për Trump. Dhe në mesin e votuesve me ngjyrë në përgjithësi, 63% e votueseve femra mbështesin Biden, ndërsa 31% Trump. Sa i përket votuesve burra, ata ndahen në 49% për Trump dhe 46% Biden.

Të gjitha këto diferenca pasqyrojnë rënie të ndjeshme të mbështetjes për Biden në krahasim me exit poll-et e vitit 2020. Tanimë vetëm ¼ e amerikanëve (25%) thonë se Biden ka qëndrueshmëri dhe mprehtësi për të shërbyer në mënyrë efektive si president, ndërsa 53% mendojnë se Trump është i aftë të qeverisë si duhet.

Ajo çka është shqetësuese, lidhet me faktin se vetëm gjysma e demokratëve (51%) thonë se Biden ka mprehtësinë dhe qëndrueshmërinë për të shërbyer, krahasuar me 90% të republikanëve që rreshtohen në krah të Trump.

Performanca e punës së Biden në Shtëpinë e Bardhë aktualisht tërheq kundërshtime shumë më intensive sesa mbështetje të pasionuar. Kjo pasi, 42% e amerikanëve nuk e miratojnë fuqimisht performancën e tij, me vetëm 14% që e miratojnë fuqishëm. Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka të njëjtin vlerësim si Biden, 39% e miratojnë, ndërsa 61% nuk e miratojnë.

Sondazhi i ri po ashtu zbulon se 72% e të gjithë amerikanëve besojnë se gjërat në vend sot po shkojnë keq.

Shifrat në tërësi tregojnë se shanset për rizgjedhjen e Biden janë të ulëta dhe goditen nga vlerësimet thellësisht negative të miratimit, një ndjenjë e ndenjur se gjërat po shkojnë keq në Shtetet e Bashkuara, pakësimi i mbështetjes midis blloqeve kryesore të votuesve dhe një ndjenjë e përhapur se ai nuk është i gatshëm për këtë detyrë.

biden trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.