Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zgjedhjet presidenciale, votojnë edhe rusët në Serbi dhe në Mal të Zi votojnë

13:07 / March 17, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Putin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qytetarët e Rusisë që jetojnë në Serbi dhe në Mal të Zi do të votojnë në zgjedhjet presidenciale ruse të dielën në ditën e fundit të tyre. Ata kanë mundësi të votojnë për njërin prej katër kandidatëve në fletëvotim, ndër ta edhe presidentin e tanishëm Vladimir Putin, i cili fitoren e ka pothuajse e sigurt, meqë kundërshtarët e tij janë në burgje, në mërgim apo të vdekur. Zgjedhjet në Rusi kontrollohen fuqishëm nga Kremlini dhe nuk janë as të lira e as të drejta.

Qytetarët rusë në Serbi do të votojnë në shkollën e Ambasadës ruse në Beograd. Organizata joqeveritare Shoqëria Demokratike Ruse, e udhëhequr nga qytetarë rusë në Serbi, njoftoi se do t’i bashkohet aksionit global “Mesdita kundër Putinit”, për ta nderuar amanetin e fundit të Alexei Navalny, kritikut më të zëshëm të Kremlinit, i cili vdiq më 16 shkurt në një burg të izoluar të Arktikut nën rrethana të dyshimta.

“Qytetarët e Rusisë që kundërshtojnë diktaturën e Vladimir Putinit dhe synojnë të votojnë kundër tij do të dalin në qendrat e votimit në mesditë të 17 marsit për të demonstruar publikisht numrin e tyre, pavarësisht falsifikimit dhe propagandës zgjedhore”, tha Shoqëria Demokratike Ruse.

Në Mal të Zi, votimi për zgjedhjet presidenciale ruse u organizua në ndërtesën e Ambasadës së Federatës Ruse në Podgoricë. Qendra e votimit do të jetë e hapur nga ora 08:00 deri në 20:00 të dielën. “Për të votuar duhet ta vizitoni personalisht qendrën e votimit dhe të tregoni një pasaportë të vlefshme”, tha Ambasada ruse në uebsajtin e vet.

Ambasada deklaroi në rrjetin Telegram se masat e sigurisë dhe kontrollit do të forcohen ditën e votimit për të mbrojtur sigurinë e votuesve dhe anëtarëve të komisionit zgjedhor. Në faqen e internetit dhe rrjetet sociale të Ambasadës nuk ka asnjë të dhënë për numrin e qytetarëve rusë që kanë të drejtë vote në Podgoricë.

Rreth 27.000 rusë banojnë zyrtarisht në Mal të Zi. Në fund të janarit, aktivistë rusë në Mal të Zi organizuan mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturën e politikanit opozitar rus, Boris Nadezhdin, për zgjedhjet presidenciale.

Megjithatë, Nadezhdin – një politikan 60-vjeçar me qëndrime kundër luftës – nuk u lejua të garojë nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë muajin e kaluar, për shkak të, siç tha, nënshkrimeve të pavlefshme të përkrahësve në aplikacionin e tij për t’u regjistruar si kandidat presidencial. Ai u ankua, por vendimi i komisionit u mbajt në fuqi nga Gjykata Supreme e Rusisë.

ruset zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.