Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë në orën 18:00, ku në fokus do të jenë zgjedhjet vendore të vitit 2023.
Në këto zgjedhje, socialistët do të kenë përballë një opozite e cila është e ndarë në tre fronte, Partia e Lirisë me në krye Ilir Metën, si dhe PD e ndarë në dy grupe, ai i Enkelejd Alibeajt dhe i Sali Berishës.
Në kryesi pritet që të diskutohet përzgjedhja e kandidatëve për kryetar bashkie.
Një pikë tjetër e rëndësishme është caktimi i datës së mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të PS-së.