Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet vendore, Berisha: Kandidatët e Ramës janë zgjedhur në mënyrë mafioze

19:05 / April 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Lushnja, Sali Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Eduart Sharka, ndërsa përcolli mesazhin se qytetarët më 14 maj duhet të votojnë për të vendosur pluralizmin, pasi “Rilindja” po i vjedh çdo ditë.

Ish-kryeministri u shpreh se borxhi në vend është dyfish më i madh dhe se paratë nuk shkojnë për të mbështetur shqiptarët, por për të mbushur llogaritë bankare të qeveritarëve dhe klientelës së tyre.

“Kandidatët tanë përballen me përfaqësuesit e monizmit, për të cilët nuk ka votuar asnjë shqiptar e socialist, janë emëruar mbi kritere mafioze nga Rama, njeriu që në 2 mandate ia doli të përqendrojë në duart e tij të zeza të gjithë pushtetet. Janë në duart e një njeriut, ky përdor pushtetin sipas interesave të tij dhe anti-qytetare. Në 8 vite shqiptarët në dallim nga popujt e rajonit, kanë njohur një varfëri të frikshme. Sot ata kanë rroga e pensione më të ulta, vetëm 20% e atyre që kanë nevojë për ndihmë ekonomike e marrin, është tirani e vërtetë, varfëri mbi këta njerëz. Sot krahasuar me 2013, buxheti dhe borxhi është dy herë më i madh.

Ato para nuk përdoren për qytetarët, për fermerët e biznese por për të fryrë kontot bankare të fshehta, frigoriferë, oxhaqe të qeveritarëve shqiptarë, për ti ndarë me klientelët e tyre. Qytetarët kalojnë çdo muaj në vështirësi, 1 milion prej tyre ikën në 8 vite, 83% kërkojnë të ikin. Kurrë në asnjë rrethanë vendi nuk ka qenë dhe braktisur si në këto vite. Pasuritë e saj janë përrallorë, njerëzit janë punëtorë, pra më 14 maj qytetarët të votojnë dhe të vendosin pluralizmin”, tha ai.

Berisha rilindja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.