Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet vendore, PS mbledh kryesinë

13:20 / May 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PS
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste do mbledhë pasditen e sotme kryesinë për të vendosur se cilët do të jenë përfaqësuesit e saj në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në orën 18:00 pritet të nisë mbledhja e forumit vendimarrës ku do të shqyrtohen të gjitha propozimet të listës së 61 kandidatëve për kryebashkiakë. Mësohet se kupola rozë do të shqyrtojë kandidaturat qark pas qarku për të mbërritur në vendimin final.

Burime pranë PS-së thanë për “BalkanWeb”, se një pjesë e listës së kandidatëve është mbyllur dhe pret vetëm vulën përfundimtare nga lidershipi i partisë. Po ashtu, burimet bëjnë me dije se parashikohet që mbi 20 kryebashkiakë aktualë të rikandidojnë.

Ndërkohë në garën e 30 qershorit socialistët do të kandidojë me dy prefektët në detyrë në bashkitë e Elbasanit dhe Shkodrës, përkatësisht Gledian Llatja dhe Valdrin Pjetri. Socialistët kanë vendosur që në përballjen elektorale t’u besojnë kandidimin 6 deputetëve, të cilët pas zyrtarizimit ligjor do të duhet të dorëzojnë mandatin e ligjvënësit.

Kryesia e PS-së mësohet se do të pasohet me mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, që mendohet të zhvillohet të premten më datë 10 Maj. PS shqyrton kandidaturat e saj pak ditë para afatit ligjor, 13 Maj, të depozitimit të listave pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Partia Socialiste është e përqendruar në zgjedhjet lokale, pavarësisht se partitë kryesore opozitare nuk do të jenë pjesë e garës politike, pasi nuk janë regjistruar në KQZ dhe kanë deklaruar se do pamundësojnë zgjedhjet.

PS mbledh kryesinë zgjedhjet vendore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.