Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet vendore, zbulohen dy kandidaturat e Ramës për drejtimin e Gjirokastrës

16:44 / March 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjrokaster
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa data e zgjedhjeve vendore afron, në PS kanë filluar që të qarkullojnë edhe emrat e kandidatëve potencialë.

Burime për tirananews.al bëjnë me dije se dy nga emrat që mund të kandidojnë nën siglën e PS janë zv. ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi dhe deputeti Flamur Golemi. Aktualisht Flamur Golemi është një nga 140 deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Ai ka lindur në Gjirokastër, më 11 Prill 1976, ndërsa studimet e larta i ka përfunduar në Universitetin e Tiranës për Mjekësi të Përgjithshme, në vitet 1996-2002. Ka punuar si mjek në shërbimin parësor në Gjirokastër për dy vjet dhe më pas ka vijuar studimet në Mjekësi për Okulistikë. Filloi punën si mjek okulist në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, pranë “Athens Eye Clinic”, dhe si lektor i jashtëm në Universitetin “Eqerem Çabej”. Ndërsa Ornela Çuçi ka lindur në Gjirokastër në vitin 1982, është nënë e dy djemve. Në vitin 2004 kreu studimet pranë Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, për Biologji dhe Kimi. Më pas në 2009-ën përfundoi studimet e masterit pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, për Shkencë dhe Teknologji Mjedisore. Gjithashtu pranë këtij universiteti që nga viti  2017 mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave”, bazuar në kërkimin shkencor mbi impaktin e menaxhimit të mbetjeve urbane dhe ndotjen e tokave në jug të Shqipërisë (rast studimor, qarku i Gjirokastrës). Prej vitit 2011  e deri më sot znj. Çuçi shërben si lektore e ftuar në Universitetin e Gjirokastrës, Universitetin Evropian të Tiranës, Universitetin Politeknik të Tiranës dhe është autore e shumë shkrimeve dhe studimeve të publikuara në revista shkencore vendase dhe të huaja për fushën e mjedisit. Në vitin 2016, Këshilltare e Kryeministrit mbi çështjet mjedisore dhe Koordinatore Kombëtare për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane. / tirananews.al

Flamur Golemi Gjirokaster. ornela Çuçi Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.